Politike25 Janar 2023, 14:14

Berisha: McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri, takime edhe me Ardi Veliun

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri,

Ish kryeministri Sali Berisha ka përsëritur akuzat për Edi Ramën për lidhjet me ish zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Sipas Berishës, ai është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave.

“Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj, çdo moral, çdo imagjinatë.

De facto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal.

Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë. Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës, ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj, këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës”, deklaroi Berisha.

Berisha e cilësoi skandal faktin që Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI.

Sipas tij ish zyrtari i FBI gjithashtu është takuar edhe me Ardi Veliun, i cili ka mbajtur postin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

“Edi Rama është bashkëautor në këtë krim të shëmtuar. McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri, ka bërë takime me Ardi Veliun me shefin e shërbimeve, me kupolën e Policisë etj. Thuhet se i ka bërë me udhëtime të fshehta. E paimagjinueshme. Që të gjitha duke mos deklaruar oficerin e regjimit, që e shoqëronte edhe në tualet kishte rrezik. Agron Nezën. Askërkund nuk e tregonte, krijonte dhe merrte shuma, 225 mijë dollarë prej tij, por firmoste dhe marrëveshje. Krijonte ndërmarrje që të shvaste edhe 500 mijë euro në Bosnje. Këta Edi Rama me Agron Nezën dhe Duçkën bënë gjithçka që t’i japin këtij njeriu çdo mundësi që të shkelmojë rregullat dhe kodin e institucionit të tij.”, tha Berisha.

Politike Berisha Charles McGonigal Rama