Sport21 Maj 2022, 18:04

Çështja e sigurisë, kryesore për finalen e Conference League, ja sa policë italianë do të jenë në Tiranë më 25 maj

Shkruar nga Pamfleti
Çështja e sigurisë, kryesore për finalen e Conference

Çështja e sigurisë, kryesore për finalen e Conference League, ja sa policë italianë do të jenë në Tiranë më 25 maj

Çështja e sigurisë është një prej atyre gjërave kryesore në finalen e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet mes Romës dhe Fejnordit më 25 maj. 

Numri i lartë i tifozëve që pritet të vijnë, e bëjnë disi shqetësuese situatën në kryeqytet, pavarësisht se forcat e policisë do të jenë të shumta. Për këtë do të ketë një bashkëpunim mes policisë italiane, holandeze dhe shqiptare. Ata kanë dërguar foto të personave që janë të rrezikshëm për të evituar trazira në qytet apo stadium. 

Mësohet se 120 policë do të mbërrijnë nga Italia për të rritur masat e sigurisë ditën që do të luhet finalja, për çdo ngjarje të paparashikuar që mund të ketë një event i tillë. 

Sport finalja e Ligës së Konferencës numri i lartë i tifozëve policët italianë