Politike 2 Shkurt 2023, 13:04

Çështja “McGonigal”, Alibeaj: Të nisë procedimi penal për Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Çështja “McGonigal”, Alibeaj: Të nisë

Nisur nga tensionet e sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha për mediat se maxhoranca po tallet me Parlamentin. Alibeaj u shpreh se heshtja e kryeministrit për t’u përballur në interpelancë për Charles McGonigal e inkriminon atë në këtë çështje. Ai shtoi se mungesa e kryeministrit në Kuvend dhe delegimi i ministres Elisa Spiropali ishte e turpshme.

Është shumë e turpshëm tallja me Parlamentin, ajo çfarë kemi kërkuar është që kryeministri ka detyrim politik, ligjor, të përgjigjet kërkesës për interpelancë. Faktet e dala nga drejtësia amerikane i referohen atij, të dhënat kanë dalë nga zyra e tij. Nëse nuk vjen ka ndodhur diçka. Në dy seanca nuk ka ardhur, pra s’kemi kryeministër.

Kjo interpelancë ka një veçanti, bëhet fjalë për të dhënë shpjegime për fakte që sipas drejtësisë amerikane, implikohet Edi Rama. Nëse nuk vjen, ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Jemi para një vepre penale. Kërkoj procedimin penal”, u shpreh ai.

Çështja ‘McGonigal’ e zhyti Kuvendin në kaos, ku opozita  bllokoi foltoren përgjatë gjithë kohës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancës së sotme në mënyrë normale, me bilbila, grushte tavolinave dhe thirrje në kor “Turp, turp”. Kjo pasoi edhe në përjashtimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi.

Politike Alibeaj Kuvendi