Politike27 Janar 2023, 15:19

Çështja “McGonigal”, Ngjela: Rama mund të ekstradohet në SHBA nëse vërtetohet lidhja me ish-zyrtarin e FBI-së

Shkruar nga Pamfleti

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kreun e qeverisë Edi Rama, për të cilin tha se do të ekstradohet drejtë SHBA-ve, nëse vërtetohet se ka lidhje ashtu siç flitet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili po hetohet pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me një oligark rus.

Ngjela shtoi se çështja penale për Ramën është hapur në SHBA e për rrjedhojë do të hetohet atje dhe jo në vendin tonë siç pretendon opozita.

Çështja penale ka filluar në SHBA, do ekstradohet Rama apo jo është punë e tyre. Ti nuk mund të fillosh dot një proces që ka filluar në SHBA. Krimi ka ndodhur atje. Vepra penale ka ndodhur në Amerikë e jo këtu. Se lë e drejta ndërkombëtare”, tha ai për “EuronewsAlbania”.


smile

Politike #Çështja McGonigal Rama SHBA