Politike27 Janar 2023, 22:31

Çështja “McGonigal”, Noka paralajmëron protesta: Nuk ka më vend për Ramën në Parlament

Shkruar nga Pamfleti
Çështja “McGonigal”, Noka paralajmëron protesta:

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka duke folur sa i takon çështjes “McGonigal”, tha se afera po hetohet në Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnje por theksoi se vetëm në rastin e Shqipërisë flitet për përfshirje të qeverisë.

Noka shtoi gjithashtu se pas këtij skandali, Parlamenti nuk do të ketë më vend për kryeministrin, Edi Rama.

Parlamenti nuk do të ketë më vend për Edi Ramën. Kur të përjashtojë gjithë shqiptarët do t’ja dalin, sa kohë nuk e bën dot këtë, nuk ja del. Mediat më prestigjioze të botës e nxjerrin me fakte të publikuar se po hetohet lidhja e McGonigal me Ramën dhe jo vetëm, po hetohet dhe për afera në Kosovë, në Mal të Zi por dhe në Bosje. Është i vetmi vend Shqipëria ku thuhet afera me qeverinë dhe posaçërisht me kryeministrin. A mund të ketë një kryeministër evropian të ketë guxim e të thotë unë do të rri në karrige. Kurrë nuk ka pasur një personalitet  të lartë të shqiptarëve dhe ndërkombëtareve të lidhur me krimin dhe korrupsionin”, u shpreh Noka për “OraNews”.

Sa i takon aksionit të opozitës pas shpërthimit të skandalit McGonigal, Noka u shpreh se do të ketë protesta dhe mosbindje civile në të gjithë Shqipërinë.

Pas këtij skandali Rama nuk është më defacto kryeministër i shqiptarëve. Ne do të vërshojmë në çdo rrugë, cep më cep të Shqipërisë protesta, mosbindje civile ndaj kësaj qeverie,” tha Noka për “OraNews”.

Politike McGonigal noka Rama