Politike31 Janar 2023, 21:38

Çështja "McGonigal", Salianji: Po tentohet që dosja të mbyllet pa nisur hetimet

Shkruar nga Pamfleti
Çështja "McGonigal", Salianji: Po tentohet që dosja

Çështja "McGonigal", Salianji: Po tentohet që dosja të mbyllet pa nisur hetimet

Deputeti i PD-së Ervin Salianji në emisionin “Open”, ka deklaruar se SPAK duhet të kishte nisur tashmë hetimin për çështjen e McGonigal, pasi kjo ngjarje është e madhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat më të mëdha botërore.

Salianji ka shtuar se thirrja e sotme nga SPAK për deputetin Gazment Bardhi, është një lëvizje boshe dhe tentativë për të mbyllur çështjen me mos nisje hetimesh.

Pjesë nga biseda në studio:

Ervin Salianji: Lëvizje bosh. Duke inkurajuar SPAK si strukturë e shumë investuar nga politika dhe ndërkombëtarët, më lind e drejta të them që nuk ka fuqi të nisë një hetim ndaj kryeministrit. Kjo e sotmja mu duk një kërkesë sebepi për ta mbyllur duke mos nisur hetimet. Deri sot SPAK nuk ka thirrur për të pyetur asnjë ministër apo person në pushtet. Thërret vetëm persona kundërshtarë të Ramës.

SPAK nuk ka nevojë ti çojmë ne kallëzime penale. Kjo çështjes ka mbytur mediat botërore. Rama në fillim thotë e kam mik pastaj thotë nuk është, pastaj del mbron Nezën, një person privat.

Kemi të bëjmë jo vetëm me 220 mijë dollarë, pas takimit në 9 shtator në Tiranë, i ka kërkuar Ramës të jetë i kujdesshëm me dhënien e licencave. një prej licencave të paktën dyshojmë se Rama e ka dhënë për një fushë naftëmbajtëse që administrator ka pasur zotin Dizdari.

Personazhi kryesor, oligarku rus, pavarësisht sanksioneve… është shpallur investitor strategjik e ka marrë në Divjakë.

Nga një kontroll minimal kemi gjetur të dhënat për përfshirjen e Ramës. SPAK Duhej të niste hetimeve. Çfarë pret SPAK?

Politike Ervin Salianji McGonigal