Politike30 Janar 2023, 22:07

Çështja “McGonigal”, Spahiu: Nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte, Rama sot duhej të ishte nën hetim

Shkruar nga Pamfleti
Çështja “McGonigal”, Spahiu: Nëse sistemi i

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nëse sistemi i drejtësisë do funksiononte në vend, kryeminsitri Edi Rama duhet të ishte marrë në pyetje për skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Sipas Spahiut prokuroria ka detyrimin të fillojë procedimin penal dhe me themel për të provuar nëse ka elementë të veprës penale.

Nëse Shqipëria do të kishte një Falkone apo Borsalino në sistemin e drejtësisë, të dy këta persona duhet të kishin udhëtuar në Uashington. Pse? Ka një aktakuzë të miratuar nga një juri e madhe e gjykate amerikane që ka përfunduar hetimet, ku përmendet kryeministri i vendit, por edhe marrëdhënie që janë kryer në Shqipëri.

Është detyrë e prokurorisë, ku vendimi i një gjykatë të huaj, shprehet se janë kryer marrëdhënie të caktuara, të jashtëligjshme në vendin tënd, prokuroria ka detyrimin të fillojë procedimin penal dhe me themel për të provuar nëse ka elementë të veprës penale. Nëse ka vepër penale, të përcaktohen kush janë subjektet që duhet vënë në hetim”, tha Spahiu për emisionin “Now” në “EuronewsAlbania”.

Politike McGonigal Rama Spahiu