Aktualitet26 Janar 2023, 08:46

Çështja me ish zyrtarin e FBI, Brahaj: Për Ramën ka filluar dimri i vetmisë së madhe

Shkruar nga Pamfleti
Çështja me ish zyrtarin e FBI, Brahaj: Për Ramën ka

Hetimi në SHBA për çështjen e Charles McGonigal ku përmendet edhe kryeministri shqiptar, do t’i japë fund angazhimit politik të kreut të qeverisë shqiptare.

Kështu u shpreh drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj. Sipas saj asnjë diplomat e ambasador nuk do t’ia shtrëngojë dorën si dikur dhe nuk ka më integritetin që të rrijë në detyrën e kryeministrit.

“Pres dënimin e ndërkombëtarëve dhe pres që drejtësia amerikane që nuk është drejtësi çfarëdo. Pres që për Ramën ka filluar dimri i vetmisë së madhe nuk do të jetë ai që ftohej në dreka e darka ftesa e ceremoniale, nuk do të jetë kryeministri i gjatë me të cilin binin në dashuri të gjithë politikanët e nivelit të lartë  por do të jetë një njeri që gjithnjë me pak do të jetë prezent. Këtu merr fund çdo lloj angazhimi diplomatik i këtij njeriu që është në mandatin e tretë si kryeministër. Asnjë diplomat e ambasador nuk do t’ia shtrëngojë dorën si dikur. Nuk ka më integritetin që rri në detyrën e kryeministrit. Si do ta deklarojë dokumentin e dekriminalizimit? Edhe kryeministri shqiptar do të pyetet herët a vonë për këtë çështje, nuk është si të tjerat. Është rast në nivel shumë të lartë jo të thjeshtë ka ndikuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Është ndërhyrë përmes një hetimi që ka qenë i korruptuar”., tha  Brahaj në A2.

Aktualitet Charles McGonigal Rama