Aktualitet19 Maj 2018, 08:15

Çështja ”Xhafaj”, Artan Hoxha: Agroni nuk do bëjë burg në Itali. Kjo është mënyra për të fituar lirinë

Shkruar nga Pamfleti
Çështja ”Xhafaj”, Artan Hoxha: Agroni nuk do

Çështja ''Xhafaj'', Artan Hoxha: Agroni nuk do bëjë burg në Itali. Kjo është mënyra për të fituar lirinë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Java”, në RTSH, ka thënë se vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj që u dorëzua në Itali dy ditë më parë, nuk do të bëj burg në Itali. Hoxha sqaron se ligji atje i fal burgun nëse paguhet një gjobë ose punë të detyrueshme.

“Hetimi do të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dy kallëzimet janë bashkuar në një. Deri tani është marrë dëshmia e Agron Xhafës, ka dhënë dhe një kampion për zërin në audio. Agron Xhafaj kur ka shkuar në Prokurori ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me audiopërgjimin.

Ka bërë vetëm 33 ditë burg, dhe ngelen 27 ditë të tjera për tu shlyer. Por në Itali duke parë se shumë emigrant, për dënimet 4 vite dhe poshtë ndjekin politika penale dhe në vlera monetare, ose në punë të detyrueshme.

Sipas një informacioni, nuk është çudi që të hyj në burg vetëm 27 ditë, dhe mund të ketë dhe një gjobë, por burg është shumë vështirë që të bëj”,- ka deklaruar Hoxha.

Forum Agron Xhafaj Artan Hoxha