Aktualitet13 Dhjetor 2018, 18:42

“Çështje komplekse”, KPA shtyn vendimin për kreun e Gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
“Çështje komplekse”, KPA shtyn vendimin për kreun e

"Çështje komplekse", KPA shtyn vendimin për kreun e Gjykatës

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka shtyrë vendimin për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Trupa gjykuese e përbërë nga Luan Daci, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, e kryesuar nga Ardian Hajdari kanë shtyrë shpalljen e vendimit deri në datën 17 dhjetor.

KPA deklaroi se kërkohet zgjidhje një sërë çështjesh ligjore pasi çështja është komplekse.

Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja më 31 korrik, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit pasi sipas tij nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Aktualitet Bashkim Dedja gjykata