Ish-presidenti francez Nicola Sarkozy u dënua dje nga një gjykatë franceze me 3 vite burg mbi akuzat për korrupsion, ku dy vite u pezulluan dhe 1 vit ai duhet ta kalojë në arrest shtëpie.
Pak pasi u dha vendimi ajo shprehu mbështjetjen ndaj bashkëshortit të saj duke postuar në Instagram një status ku shprehej se e vërteta së shpejti do të dalë në dritë.
“Çfarë çmendurie e e pamëshirshme i dashur, lufta vazhdon, e vërteta do të dalë në dritë”.- shkruajti ajo duke e shoqëruar me hashtagun #padrejtësi.
Sipas ‘Il Quotidiano’, Sarkozy do të kalojë arrestin shtëpiak në vilën luksoze të bashkëshortes së tij, Carla Bruni. Bruni është një ish-modele e pasarelave dhe një këngëtare e njohur në vend.
Sarkozy është përpjekur gjithmonë të shfajësohet, duke hedhur poshtë akuzat, por kryetari i gjykatës ka propozuar si një zgjidhje për ta bërë ish-presidentin e Republikës Franceze të vuajë një vit arrest shtëpie, të kompletuar me një byzylyk elektronik për të shmangur kohën e burgut. Ndërkohë, avokatët kanë bërë të ditur se ata synojnë të apelojnë dënimin.