Showbiz 1 Janar 2023, 13:06

Çfarë do sjellin yjet për 2023? Jorgo Pulla: Shqipëria do të ketë ndryshime të mëdha për këtë vit

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë do sjellin yjet për 2023? Jorgo Pulla: Shqipëria do

Një Vit i Ri do të thotë 365 ditë sfida ekonomike, politike, sociale, shëndetësore, emocionale dhe shëndetësore.

Po si do të jetë Viti i Ri 2023 për vendin tonë Shqipërinë?

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë një parashikim për vitin që sapo ka hyrë dhe shpehet se ky vit do të sjellë siguri për shqiptarët.

“Viti 2023 është viti më perfekt. Mund të jetë një vit që përsa u përket çështjeve ekonomike, më i ngadalësuar, por më i shtruar dhe më i siguruar. Njerëzit do të jenë pak më afër njëri-tjetrit, do të rifitojmë ritmin e dashurisë me familjarë dhe miq, që e kemi humbur paksa. Do të afrohemi më shumë me natyrën. Mund të kemi shumë ndryshime në politikë, dhe do të kemi edhe gjëra për të cilat mund të mos na vijë mirë, por do të stabilizohemi dhe do të mësohemi, nuk kemi ç’ti bëjmë. Ndryshimet do të jenë gjithmonë në të mirë të Shqipërisë. Ngjarjet e mëdha do të nisin në 2023 dhe do të vazhdojnë në mënyrë të njëpasnjëshme deri në 2030. Shqipëria është Zvicra e dytë, e them këtë gjë me të madhe. Disa nuk e kuptojnë, por do ta kuptojnë tani e tutje. Fëmijët e fëmijëve tanë do të kthehen këtu, pasi do të shikojnë ndryshime kaq të mëdha. Mundësitë do të jenë aq të mëdha dhe resurset pa fund, sepse të tilla do të vijnë gjërat, në favorin tonë. Por duhet të jemi të vetëdijshëm për atë çka do të ndodhi. Ne do të jemi të favorizuar. Por në 2026 do të shikojmë gjëra që s’i kemi parë, do të jetë ëndërr për disa, duke e ditur që do të jemi në vendin tonë, tokën tonë, dhe do të punojmë për veten tonë”, tha  Jorgo Pulla – astrolog.

Horoskopi #Çfarë do sjellin yjet për 2023 Jorgo Pulla