
Çfarë do të ndodhë tani në PD? Avokati Jordan Daci shpjegon nga ana juridike ndryshimet që priten pas vendimit të Gjykatës
Avokati Jordan Daci ka shpjeguar nga ana juridike se çfarë do të ndodhë tashmë që Gjykata e Tiranës vendosi të njohë ndryshimet e Statutit të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, i Sali Berishës.
Avokati Daci tha se “duke prezumuar që janë njohur e vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, do kemi një ndryshim tërësor të situatës juridike të PD. Mes vendimeve që janë bërë publike pushojnë së ekzistuari gjithë organet drejtuese që jemi mësuar të kemi deri tani e të njohim. Komisioni i Rithemelimit nga pikëpamja juridike tani do jetë organi i vetëm drejtues deri kur të zgjidhen organet e reja.
Sa kohë është njohur produkti kryesor i atij kuvendi që është statuti i ndryshuar nënkupton e vendimet e marra. Tashmë vendoset një realitet i ri e kjo do të çojë me siguri dhe në ndryshime të tjera në kuadër të qeverisjes pjesëmarrëse ku merr pjesë qoftë dhe në Kuvend do kemi ndryshime me siguri sa i takon organeve drejtuese apo pjesëmarrjes së grupit parlamentar të PD në komisionet drejtuese e me radhë se organi që zëvendëson atë është një organ i ri”, tha avokati, për News24.
I pyetur nëse ka të drejtë grupi i Rithemelimit mbi selinë e PD, avokati u shpreh:
“Selia është pjesa thelbësore e vendit ku ushtrohet aktiviteti i një force politike. Sa kohë organi drejtues është komisioni i Rithemelimit nënkupton që merr kontrollin mbi gjithcka përfshirë vendimmarrjen edhe asetet që janë në pronësi të kësaj force politike”.
Pyetje: A ka të drejtë PD zyrtare, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj për ta apeluar këtë vendim?
Avokati Daci: Tani PD zyrtare është Komisioni i Rithemelimit nga pikëpamja juridike.
Këto vendime që janë vendime pa palë kundërshtare që ne i njohim në praktikën e gjykatës së Tiranës nuk lejohet ankim nga pala që nuk janë në proces përtej debatit të ri që mund të bëhet, praktika e zhvilluar nga gjykata e Tiranës, përgjegjëse për regjistrimet e ndryshimeve në regjistrin e partive politike në rastin konkret efekti i vendimit është duke nisur nga dita e marrjes se s’ka nevojë të hyjë në fuqi.
Rithemelimi merr logon e PD, Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statut