Aktualitet 3 Qershor 2018, 09:58

Çfarë duan në të vërtetë europianët? Si po përpiqet BE-ja ta zbulojë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë duan në të vërtetë europianët? Si po

Çfarë duan në të vërtetë europianët? Si po përpiqet BE-ja ta zbulojë

Dita e Europës, një festë e përvitshme për punonjësit e Bashkimit Europian, të cilët e marrin pushim këtë ditë, u prish nga disa “erëra të këqija” që frynë nga Perëndimi. Vendimi i Donald Trump më 8 maj, një ditë përpara nisjes së festimeve zyrtare, për të hequr Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin, hodhi një hije mbi arritjet më të larta të politikës së jashtme të BE-së dhe zgjeroi gjirin transatlantik.

Në vend që të këndonin himnin e BE-së, “Ode to Joy” të Bethovenit dhe që të rilexonin Deklaratën e Shumanit, politikanët europianë u detyruan që ta kalonin këtë ditë, duke menduar për linjat e kredisë në euro dhe rreziqet e sanksioneve sekondare. Megjithatë një rreze e vogël drite doli mbi retë e Eurokratëve gjatë mbledhjes që ata zhvilluan gjatë asaj dite.

Dita e Europës u konceptua edhe si dita e duhur për zhvillimin e një eksperimenti interesant, që u bë në formën e një pyetësori online për qytetarët europianë. Rreth 100 qytetarë të zakonshëm europianë të përzgjedhur, u mblodhën në Bruksel ku edhe u pyetën për të thënë disa prej prioriteteve që BE-ja duhet të kishte.

Punëtorë socialë finlandezë, agjentët grekë të turizmit dhe disa shtëpiake malteze filluan të shprehnin ato qa ata mendonin se duhet të ishin disa prej çështjeve parësore të politikëbërësve të BE-së. Pjesëmarrësve u tha se ata ishin të lirshëm për të përmendur çdo çështje që e konsideronin të drejtë, gjë që ia rriti më shumë guximin atyre. Menjëherë, një slloven mori zemër dhe tha se BE-ja duhet të zgjidhë sa më parë të jetë e mundur konfuzionin e krijuar nga ekzistenca e dy federatave rivale të basketbollit europian.

Por në përgjithësi, disa prej temave më të përmendura ishin: emigrimi, siguria, ndryshimet klimatike, etj. Pjesa më e madhe e këtyre 100 pjesëmarrësve u larguan duke thënë se kaluan një kohë të këndshme dhe mbi të gjitha që disa prej problemeve që ata konsideronin si më të rëndësishme iu shprehën BE-së.

Ne kemi ndërtuar Europën. Tani, duhet të merremi me europianët

Megjithatë, gjatë takimit kishte edhe nga ata që pyesnin me zë të lartë se çfarë do të ndodhte më pas. Padyshim që përgjigjja pritej nga Brukseli. Pyetësori i publikuar javës së kaluar do të formojë një bazë për “konsultimet e qytetarëve të Europës”, të hartuara nga ana e saj për të informuar takimet e radhës së liderëve të BE-së edhe më vonë gjatë këtij viti dhe gjatë atij të ardhshëm. Ndërkohë, çdo qeveri do të ketë edhe mënyrën e vet të konsultimeve mbi çështjet europiane.

Nathalie Loiseau, ministrja franceze e Europës, thotë se debatet e Francës kanë qenë mbi çështje konkrete. Megjithatë, asnjë nga këto përpjekje të denjë nuk do të japë rezultate specifike të politikave, gjë që e bën të vështirë krijimin e një entuziazmi të vërtetë.

Për njerëzit nuk ka shumë rëndësi shumëllojshmëria e temave që diskutohen, për ta ka më shumë rëndësi vënia në praktikë, zgjidhja që ofrohet, shprehet Claudia Chwalisz, një analiste nga Parisi. Përpjekjet bashkëkohore për të nxitur një frymë të përbashkët europiane, kanë shkaktuar vështirësi.

Luuk Van Middelaar, një autor holandez, paraqet një shembull në “Kalimin në Europë”, historinë e tij të integrimit europian. Pas një pjesëmarrjeje të ulët dhe rrjedhimisht shqetësuese në zgjedhjet europiane të vitit 1984, udhëheqësit e asaj që më pas u bë Komuniteti Ekonomik Europian, u pajtuan që kjo bashkësi e tyre kishte nevojë për një flamur të përbashkët.

Por kur ishte koha për të nënshkruar planin, disa liderë kishin frikë se mund të ishte një kurth për të vendosur sovranitetin e Brukselit, prandaj që u pa e domosdoshme, arritja e një kompromisi. Kështu qeveritë ranë dakord ta cilësonin si logon e tyre dhe jo vetëm si flamur, sfondin blu me 12 yje të vendosur në formë rrethore. Ky unitet i frikësohet humbjes së legjitimitetit, dhe rezistenca ose hezitimi i detyron ato që të arrijnë në një kompromis të vështirë. Pse ndodh kjo gjë?

Pjesërisht për shkak se distanca ndërmjet BE-së dhe votuesve të saj është një veçori e këtij uniteti dhe jo një gabim.

Qeveritë kombëtare në përgjithësi kanë ruajtur të drejtat për të nxjerrë ligje mbi çështjet më të rëndësishme për shumicën e qytetarëve, siç është për shembull niveli i duhur i taksimit ose menaxhimi i shërbimeve publike. Zgjedhjet e drejtpërdrejta në Parlamentin Europian, ose sistemi Spitzenkandidaten për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Europian duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve të Parlamentit Europian, paraqiten si injeksione adrenaline në politikën e qetë të Europës.

Pjesëmarrja në zgjedhjet europiane ka rënë vazhdimisht që nga viti 1979, madje edhe pse kompetencat e Parlamentit janë rritur.

Kjo e ka bërë BE-në më të pambrojtur ndaj dyshimeve të skeptikëve. Qeveritë kombëtare janë pjesërisht për t’u fajësuar në këtë drejtim sepse të shumtë janë ata që dëshirojnë të përfitojnë vetëm nga arritjet e Brukselit, kurse kur gjërat shkojnë keq, ata janë shumë të lumtur që t’ia hedhin po Brukselit fajin.

Por si mundet që BE-ja të mirëpresë për diskutime të tilla, qytetarë të cilët nuk i besojnë aspak këtij mekanizmi? Z. Macron mendon se vetëm debati i ndershëm do të çarmatosë shumë persona dhe se ai fajëson pro-europianët se po mbështesin kundërshtarët e tyre. Kur 27 qeveritë e BE-së nënshkruan planin e z. Macron për të krijuar një sistem të konsultimeve të qytetarëve në prill, ata cilësuan se një vëmendje e veçantë duhej t’u kushtohej kritikëve të BE-së. Ata këmbëngulën se konsultimet duhet të kishin një karakter kombëtar.

Presionet e tilla e bëjnë të lehtë të supozohet se Europolis do të mbetet i paarritshëm. Por kërcënimet e përbashkëta dhe rreziqet e lënies së projekteve të papërfunduara, i detyrojnë jo vetëm shtetet por edhe votuesit gjithashtu.

Në librin e ardhshëm “Demokracinë që njerëzit mendojnë” të James Fishkin, një shkencëtar politik në Stanford, argumenton se europianët mund të kapërcejnë ndarjet kombëtare dhe gjuhësore për të kryer një bisedë të përbashkët sipas kushteve të caktuara.

Shumë prej pjesëmarrësve në Bruksel u gëzuan nga fakti që u ballafaquan me njerëz nga kombësi të tjera, që ndanin të njëjtat vlera dhe shqetësime me ta. Padyshim që Eurozona ka nevojë për sisteme më të mira të kapërcimit të rreziqeve të ndryshme dhe për më shumë qëndrueshmëri ndaj goditjeve të jashtme. BE-ja ka nevojë për një sistem më të fortë për të përballuar krizën e ardhshme të refugjatëve azilkërkues. Por mosbesimi që ekziston ndërmjet qeverive po e pengon këtë marrëveshje.

Të dyja çështjet mund të diskutohen në mbledhjen e qershorit. BE-ja do të mbështetet gjithmonë në nënshkrimin e marrëveshjeve për të kapërcyer problemet e saj, por padyshim ekzistenca e një qëllimi të përbashkët mund të jetë e dobishme. Edhe pse Europolis mund të duket i paarritshëm, një hap apo edhe dy drejt tij do të ishin një avancim i madh në këtë drejtim./Monitor

Sociale BE europianët