Presidenti Ilir Meta ka identifikuar disa nga problemet më të mëdha, me të cilat – sipas tij – përballet vendi, ndërsa jemi në prag të çeljes së negociatave.
Përmes një deklarate për shtyp, Meta i bëri një “lexim bardh e zi” të gjithë situatës, duke theksuar se ekziston një prapambetje skandaloze në të gjitha drejtimet. Për Metën, Shqipëria haset me “probleme kritike të demokracisë sonë, si në lirinë e medias, pluralizmit politik, të zbatimit të vettingut dhe reformës në drejtësi”.
Duke përshëndetur miratimin e Rezolutës së Bashkimit Europian, Meta deklaroi se votimi në parim i saj, tregon qasje strategjike të Parlamentit Evropian për përkrahur politikën e zgjerimit në kushtet e agresionit rus, por nuk mund të zhbëjë problematikat.
“Janë diagnostikuar të gjitha problemet që kanë penguar çeljen e negociatave.
Votimi në parim tregon qasje strategjike të PE për përkrahur politikën e zgjerimit në kushtet e agresion të Rusisë, por edhe që i ka evidentuar problemet kritike të demokracisë sonë, si në: fushën e lirisë së medias, pluralizmit politik, me paralizmin e shtetit të së drejtës, të zbatimit të vettingut dhe reformës në drejtësi.
Fakti që përmendet regresi i vendit në 5 vite për korrupsionin është një fakt shumë domethënës dhe pandodhur më parë, edhe liria e mediave është një tregues tjetër”, tha ai.