Bota10 Janar 2023, 09:15

Çfarë humbet SHBA-ja nëse Kina pushton Tajvanin?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë humbet SHBA-ja nëse Kina pushton Tajvanin?

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, janë rritur kohët e fundit.  Ekspertët ushtarakë kanë folur për këtë.

Ata kanë thënë se çdo pjesëmarrës do të përjetonte humbje ‘të mëdha’ në çdo konflikt të mundshëm që mund të ndodhte.

“Një pushtim kinez i Tajvanit ndoshta do të dështonte nëse Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin në mbrojtjen e ishullit, por do të kishte një kosto dobësuese për vetë ushtrinë amerikane”, ka bërë me dije ekspertë nga një institut amerikan.

Ekspertët ushtarakë të mbledhur nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare kundër konfliktit thanë se çdo pjesëmarrës i mundshëm i drejtpërdrejtë në një luftë, Shtetet e Bashkuara, Kina, Tajvani apo edhe Japonia  do të përjetonin humbje “të mëdha”.

Raketat kineze ndoshta do të shkatërronin bazat ajrore të SHBA-së në Japoni dhe deri në Guam, dhe do të fundosnin dy aeroplanmbajtëse amerikane dhe midis 10 dhe 20 shkatërrues dhe kryqëzorë me hapjen e pushtimit.

Por vetë forca pushtuese kineze do të shkatërrohej përpara se të pushtonte ndonjë pjesë të rëndësishme të Tajvanit dhe përfundimisht do të pengohej të realizonte qëllimin e saj për të kapur kryeqytetin e ishullit, kështu është bërë me dije sipas shumicës së skenarëve të testuar.

Kjo, si dhe dëmet e shkaktuara në objektivat kontinentale nga kundërsulmet tajvaneze, mund të destabilizojnë sundimin e partisë komuniste kineze, thotë raporti.

Eric Heginbotham, ekspert sigurie në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts ka thënë: “Së pari, në shumicën e rrethanave, Kina nuk ka gjasa të ketë sukses në objektivat e saj operacionale, ose të pushtojë Taipein. Së dyti, kostoja e luftës do të ishte e lartë për të gjithë të përfshirët, sigurisht për të përfshirë Shtetet e Bashkuara.”

 

Bota Kinë SHBA Tajvan