Editorial14 Shtator 2022, 19:25

Çfarë ka qenë Millosheviçi dhe çfarë është Vuçiçi?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ka qenë Millosheviçi dhe çfarë

Tani po kuptohet se Vuçiç është viktimë e çmendurisë shekullore të Serbisë e nuk del dot nga psikika e çmendurive shekullore, prandaj flet si një pllakë gramafoni.

Shkruan Spartak Ngjela

“Nuk do ta pranoj kurrë pavarësinë e Kosovës”.

Kështu u shpreh presidenti i Serbisë Vuçiç dje, dhe këtë e ka një refren të përsëritur rëndom, që po na lë të kuptojmë se ai është edhe në hall, edhe i trembur..

Ai është i trembur! Dhe prandaj gënjen në çdo dalje publike.

Po kë po gënjen Vuçiç: veten apo ekstremistët e tij të partisë së Millosheviçit?

l.

Tani po kuptohet se Vuçiç është viktimë e çmendurisë shekullore të Serbisë e nuk del dot nga psikika e çmendurive shekullore, prandaj flet si një pllakë gramafoni. Pushtuesit e territorit shqiptar e kanë opsion 200 vjeçar urrejtjen ndaj shqiptarëve; por tani serbët në pushtet e kanë edhe më të egër këtë, se ndjejnë edhe një kompleks inferioriteti.

Është aleanca shqiptaro-amerikane që ua ka krijuar serbëve të sëmurë kompleksin e inferioritetit.

Dhe Vuçiç është i futur tërësisht në këtë qerthull: ai kuptohet se e ka shumë të rëndë goditjen në psikikë. Kjo sepse Vuçiç-i ndjen dy madhësi goditëse: ai ka urrejtjen antishqiptare me pasion ligësie, por ka dhe kompleksin e inferioritetit, që i vjen nga aleanca shqiptaro-amerikane. Nuk ka fuqi ndërkombëtare, por kërkon pushtet personal në Serbi. Këtë e kanë pasur të gjithë diktatorët antiamerikane të kohëve moderne: antiametikanë, por me pushtet kriminal kundër shoqërive të tyre. Dhe, brenda kësaj, Vuçiç përgjërohet për Rusinë, që të zbusë shqetësimin psikik që merr përditë nga dy goditjet që thamë më lart, kur analizuam psikikën e tij.

Atëherë?

ll.

Aleksandër Vuçiç…

Kot lodhet. Nuk ka shpëtim, sepse realisht ai ka vetëm dy rrugë: ose të rrijë vetë në pushtet me anë të skemës që thamë, dhe, me të, të shkatërrojë Serbinë, ose të largohet.

Ne shqiptarëve na intereson skema e parë: shkatërrimi i tij dhe i Serbisë bashkë me të; sepse kështu krijojmë me forcë Arbërinë historike shqiptare, të grabitur nga pushtuesit në 200 vjet.

Gjithsesi; për t’u futur plotësisht në temë duhet pyetur: çfarë ka qenë Milosheviçi dhe çfarë është Vuçiç?

Janë krejt e njëjta gjë. Por ndryshimi është se Vuçiçi, si tip, është më i matur se Milosheviçi dhe mendon të fitojë në funksion të gënjeshtrës politike të përçdoorëshme që shpreh, dhe, jo me anë të forcës, si Milosheviçi.

Por, asgjë. Fundi i tij është i sigurt, sepse edhe padroni i tij në Moskë, Vladimiri Putin, drejt falimentimit po shkon…

Prisni dhe shikoni…

Editorial Ngjela Vucic