Bota26 Shkurt 2019, 11:56

Çfarë ndodh nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë, KDI publikon skenarët e mundshëm

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ndodh nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë, KDI

Çfarë ndodh nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë, KDI publikon skenarët e mundshëm

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot publikoi skenarët e mundëshëm rreth taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës” me ç’rast u theksuan rreziqet e mundshme në qoftë se kjo taksë mbetet në fuqi apo pezullohet përkohësisht raporton “Zëri.info”.

Eugen Cakolli nga KDI  bëri të ditur që nëse ndodh skenari i parë që taksa 100% mbetet atëherë si efekt pozitiv shihet reflektimi i marrëdhënieve reale mes Kosovës dhe Serbisë, ushtrimi i sovranitetit shtetëror të Kosovës në raport me Serbinë dhe evitimi i afatve kohore artificale për arritjen e marrëveshjes.

Ndërsa si efekt negativ është që Kosova do të vazhdojë të shihet si bllokues i dialogut te shtetet mike.

Ndërsa sa i përket skenarit të dytë në rast se taksa pezullohet, Jeta Krasniqi nga KDI tha se si efekt pozitiv shihet vazhdimi i dialogut me Serbinë, rritja e potencialit për imponimin e tema të reja nga pala kosovare, heqja e etiketës ndaj Kosovës si palë jo e ndërgjegjëshme etj.

Kurse si aspekt negativ shihet vazhdimi i dialogut pa një qëndrim unik të spektrit politik, Serbia nuk e ndërpret fushatën dhe politikat agresive ndaj Kosovës, Serbia mund të parashtroh kushte të reja, dhe Kosova mund të shkoj drejt një marrëveshje finale me Serbinë, me një marrëveshje jo të favorshme për Kosovën/ZËRI

Rajoni Eugen Cakolli Instituti Demokratik i Kosovës taksa ndaj mallrave serbe