Një grua humbi jetën kur gjatë xhirimeve të filmit të ri, me protagonist aktorin e njohur Alec Baldwin, u qëllua aksidentalisht me armë zjarri.
Gjithashtu është plagosur edhe regjisori i filmit.
Incidenti ndodhi në Western Rust në Nju Meksiko, kur Alec Baldwin qëlloi me një armë që dyshohet se kishte një plumb.
Viktima është 42-vjeçarja Halyna Hutchins, e cila punonte në film si drejtoreshë fotografie, ndërsa 48-vjeçari i plagosur është Joel Souza, regjisori i filmit.
Menjëherë gruaja u dërgua në spital, por për fat të keq humbi jetën, ndërsa regjisori i filmit po trajtohet në spital për plagët e marra.
Gjithçka ndodhi në Bonanza Creek Ranch, një vend i njohur për xhirime në New Mexico.
Për ngjarjen tragjike ka nisur hetimi. Megjithatë, Alec Baldwin ende nuk është ndjekur penalisht.
Gazeta Santa Fe New Mexican raportoi se Alec Baldwin u pa jashtë zyrës së oficerit të policisë në New Mexico duke qarë për atë që kishte ndodhur.
BREAKING: A distraught Alec Baldwin, after he accidentally shot & killed the cinematographer on the set of his new movie, & wounded the writer-director. How on earth could this have happened?
Pics: Jim Weber @thenewmexican pic.twitter.com/xrvcheLaCK— Piers Morgan (@piersmorgan) October 22, 2021