Aktualitet14 Shtator 2018, 12:54

Çfarë ndodhi në Divjakë? Deputeti i PD nxjerr videon me gjak e xhama të thyer: RENEA plumb në kokë të moshuarit kur po f

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ndodhi në Divjakë? Deputeti i PD nxjerr videon me

Çfarë ndodhi në Divjakë? Deputeti i PD nxjerr videon me gjak e xhama të thyer: RENEA plumb në kokë të moshuarit kur po flinte

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Divjakë, ku forcat RENEA u përplasën me një të moshuar. Sipas bluve, i moshuari Haxhi Luka nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe forcat RENEA kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e për pasojë ka mbetur i lënduar 78-vjeçari.

Ndërkohë, deputeti Murrizi ka publikuar një video në ‘Facebook’ nga vendi ku ndodhi ngjarje, ndërsa sjell një tjetër dëshmi për atë çka ndodhi. Sipas tij, i moshuari u plagos teksa flinte gjumë, duke mohuar kështu faktin se ai kishte bërë rezistencë me policinë. Sipas deputeti të PD-së, më pas policia e ka dërguar në spital pa pyetur familjarët.

“Erdhi policia në katër të mëngjesit. Siç e shihni dhe vet ata qëlluan me armë. Qëlluan gjyshin, ishte i shtrirë në krevat. Në momentin që ka qenë duke u ngritur e kanë qëlluar në kokë. Ai është në spitalin ushtarak”, rrëfen nipi i të plagosurit në videon e publikuar nga deputeti, ndërsa duken edhe shenjat e gjakut në krevatin e të moshuarit.

“Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake. Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati. Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.

Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret. Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.”, shkruan Murrizi në Facebook.

 

Aktualitet divjake myslim murrizi perplasje me arme RENEA