Politike23 Qershor 2022, 22:30

Çfarë po gatuan Ilir Meta?/ Kryemadhi: Foltoren e ndihmuam më 6 mars, por nuk e presim gjatë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po gatuan Ilir Meta?/ Kryemadhi: Foltoren e ndihmuam më 6

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh të koduar Sali Berishës. Ajo tha se partia e saj ka bashkëpunuar me grupin e Berishës në PD, por nuk mund ta presë atë pafundësisht. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi tha se momenti më i rëndësishëm mbeten zgjedhjet lokale.

Nuk ka asgjë për të fshehur. LSI i krijoi infrastrukturën teknike Grupit të Rithemelimit më 6 mars. Grupi i Rithemelimit është shumica. Ne deri më sot kemi pritur të mbyllet procesi i unifikimit të PD. Por nuk mund të presim në pafundësi. Prandaj kemi lënë konventën tonë më 25 korrik. Ne flasim për çështje me rëndësi politike. Zgjedhjet lokale janë të rëndësishme dhe në to unifikimi i opozitës me kandidaturat e saj e bën real rezultatin e vërtetë. Është e rëndësishme të kuptojmë hapjen e opozitarizmit. Ju zoti Rakipi mund të jeni një kandidat i mirë përballë Erion Veliajt. Shtatori do të jetë afati i fundit i qasjes së opozitarizmit”, tha ajo.

Deklarata e Kryemadhit vjen në një kohë kur flitet se raportet e LSI me foltoren nuk janë dhe aq të forta. Berisha kur u pyet nëse LSI do ju bashkohet protestave, nuk ishte i qartë.

Po ashtu, Edmond Panariti tha pak ditë më parë se Meta kërkon më shumë sesa LSI, duke dhënë sinjale se Meta kërkon frenat e opozitës. Mos vallë Berisha nuk e do shkrirjen me LSI dhe ka ardhur paralajmërimi i Kryemadhit?

Një ditë më parë ishte Tritan Shehu, ai i cili u shpreh se ata do bashkëpunojnë me Metën, por tha se nuk mund të ketë shkrirje në një front. Dyshimet janë se kjo ka krisur raportet dhe Kryemadhi i dërgoi një mesazh të koduar Berishës.

PD opozita ka filluar të lëvizë fortë. Do jetë një bashkëpunim akoma më i mirë me aleatët tanë opozitarë. Shkrije e LSI dhe PD nuk e shoh, janë forca politike të veçanta. Do ketë një bashkëpunim të ngushtë, për të krijuar një front opozitar që të kundërvihet këtij regjimi. Pa përjashtuar LSI, e rëndësishme dhe e fortë tashmë në hapësirën opozitare. PD po merr përgjegjësitë e saj opozitare”, tha Shehu të mërkurën.

Politike Berisha Kryemadhi Meta