Aktualitet16 Korrik 2019, 10:26

Çfarë po gatuhet? Pas Metës, Basha takim urgjent me Kryemadhin dhe aleatët opozitarë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po gatuhet? Pas Metës, Basha takim urgjent me Kryemadhin

Çfarë po gatuhet? Pas Metës, Basha takim urgjent me Kryemadhin dhe aleatët opozitarë

Dita sot ka nisur me takime të rëndësishme mes liderëve politik në vend. I pari ihste takimi i kreut opozitar Lulëzim Basha me Presdientin Ilir Meta.

Mësohet se takimi mes tyre në Presidencë ka zgjatur rreth 40 minuta. Ndërsa fokusi i bisedës ka qenë kriza politike në vend.

Pas këtij takimi, Basha mësohet se do të zhvillojë një tjetër takim me aleatët opozitarë, gjithashtu edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.

Sipas raportimeve, Kryemadhi ka vetëm pak minuta që ka mbërritur në selinë e PD.

Të nesërmen është lajmëruar se Basha do të udhëtojë drejt Vjenëspër disa takime me zyrtarë europianë.

Duken se këto lëvizje të njëpasnjëshme vijnë në një sitautë të ngarkuar politike. Kohët e fundit takimet e Bashës me Metën kanë qenë të shumta,  të cilat vijnë disa javë para zgjedhjeve të 13 Tetorit, ku një pjesë e opozitës do të futet në zgjedhje, ndërsa Basha i kundërshton ato deri në largimin e Edi Ramës.

Gjithashtu mbledhja e zhvilluar dje e Komisionit Hetimor duket se e ka sjell akoma e më afër shkarkimin e Metës.

 

Aktualitet Basha Kryemadhi Meta