Një ndër emrat e lakuar në këtë edicion është pikërisht Atdheu ku veç të tjerash është përfolur në një marrëdhënie me aktoren Arjola Demiri. Këtë informacion nuk vonoi pa e shfrytëzuar edhe ish konkurrentja e “Përputhen”, Antonela, të cilën tashmë po e shohim si konkurrente të fortë në BBV. Ishte pikërisht Antonela e cila ja tha në sy Arjolës se një ndër shkaqet që ajo bën debate të shpeshta me të është pikërisht një “mik” i përbashkët ku i referohej Atdheut.
Pyetja që lind natyrshëm është: “Çfarë e lidh një aktore humori, nënë e tre fëmijëve me një personazh shumë më të vogël në moshë, dhe pa asnjë të përbashkët me të?
Sipas burimeve nga miqtë e tij të afërt, Atdheu prej disa muajsh bashkëjetonte me aktoren Arjola Demiri deri sa kjo e fundit vendosi të bëhej pjesë e këtij spektakli.
Një detaj që e fakton më së miri këtë marrëdhënie është pikërisht makina që ai posedon së fundmi e cila nuk është tij por e Arjolës. Kujtojmë që ai bëri një aksident me audin e tij të bardhë, ndërkohë që makina që ai përdor momentalisht është makina e verdhë sportive e Arjolës.
Gjithashtu pas akuzave të Antonelës, Atdheu ka patur një reagim publik në rrjetet e tij sociale ku thekson se do të mbështesë Arjolën deri në fund. Mesa duket ky Big Brother Vip zbuloi një tjetër çift, s Arjola dhe Atdheu./Pamfleti