Showbiz13 Shkurt 2022, 22:11

Çfarë po ndodh? E marta pa “Big Brother VIP”, produksioni merr vendimin e papritur

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh? E marta pa “Big Brother VIP”,

Çfarë po ndodh? E marta pa “Big Brother VIP”, produksioni merr vendimin e papritur

“Big Brother VIP Albania” do të ketë disa ndryshime për javën që vjen.

Produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes, kështu që u vendos që “Big Brother VIP” të mos transmetohet këtë të martë, pasi duhet kohë për t’u përgatitur.

Në vend të “Big Brother VIP” do të zhvillohet emisioni “Fan Club”. Në këtë formë, drejtuesit nuk do të lodhen duke u angazhuar ‘live’. Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë. Do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.

Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe. Deri atëherë jemi kuriozë për atë që do të ndodhë nesër, më 14 shkurt, pasi do jetë Shën Valentini i parë në shtëpi.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fituesi do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.

Showbiz #produksion Big Brother Vip Vendim