Bota 7 Korrik 2022, 09:19

Çfarë po ndodh në Londër? Qeveria drejt kolapsit, 3 ministra të tjerë braktisin Boris Johnson; shkon mbi 40 numri i dorëheqjeve

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh në Londër? Qeveria drejt kolapsit, 3

Ditën e sotme, një grup tjetër ministrash kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti qeveritar i Boris Johnson, duke çuar në 40 numrin e minstrave që braktisin qeverinë që pas dorëheqjes së kancelarit Rishi Sunak dhe sekretarit të shëndetësisë Sajid Javid.

Së fundi  George Freeman, i cili ishte ministër i shkencës, i ka thënë BBC-së se ka dhënë dorëheqjen nga qeveria këtë mëngjes. Ai i shkroi një letër Boris Johnson, duke i thënë se ai nuk kishte më besim te kryeministri, duke thënë se “mjaft është mjaft”. Freeman bëhet dorëheqja e tretë mëngjesin e sotëm, ndërsa kryeministri përballet me humbje të tjera.

Në letrën e tij ai tha: “Nuk duhet dorëheqja e dhjetëra kolegëve, por për vendin tonë dhe besimin në demokracinë tonë duhet të kemi një ndryshim lidershipi”.

Gjithashtu me herët Ministrja e Thesarit Helen Whately ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në letrën e saj të dorëheqjes drejtuar kryeministrit, ajo tha se ka argumentuar që Boris Johnson mund të vazhdojë, por “ka kaq shumë raste që mund të kërkosh falje dhe të vazhdosh”.

Edhe Sekretari i Irlandës së Veriut Brandon Lewis ka dhënë dorëheqjen, duke u bërë anëtari i katërt i kabinetit që largohet nga posti i tij. Në letrën e drejtuar kryeministrit ai thotë se “një qeveri e denjë dhe e përgjegjshme mbështetet në ndershmërinë, integritetin dhe respektin reciprok , është një keqardhje e thellë personale për mua që duhet të largohem nga qeveria pasi nuk besoj më që ato vlera po mbahen”.

Bota Boris Johnson Dorëheqje Johnson ministra