Bota21 Korrik 2022, 17:56

Çfarë po ndodh në Moskë? Gjendet i vdekur në rrethana misterioze ish-shefi i spiunazhit rus

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh në Moskë? Gjendet i vdekur në rrethana

Një Ish-Shef i spiunazhit rus është gjetur i vdekur në shkallët e një apartamenti, në atë që është quajtur një vetëvrasje e dukshme, vetëm disa javë pasi ish-shefi i tij vdiq në të njëjtat rrethana misterioze.

Të dy trupat e tyre u gjetën të vdekur pranë një TT-30 Tokarev, një pistoletë gjysmë automatike sovjetike jashtë prodhimit, po ashtu të dy rastet u vlerësuan nga policia si vetëvrasje për shkak të probleme “financiare”.

Gjeneralit në pension i FSB-së, Yevgeny Lobachev, 76 vjeç, u gjet i vdekur në hyrje të një pallati në juglindje të Moskës, të mërkurën, sipas agjencisë ruse të lajmeve REN TV.

Botimi rus The FTimes raportoi se ish-spiuni i KGB-së vuante nga probleme shëndetësore dhe kohët e fundit  kishte përjetuar “vështirësi financiare“.

“Shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja”, tha një burim për agjencinë shtetërore ruse të medias TASS.

Agjencitë e zbatimit të ligjit thuhet se po hetojnë vdekjen, e cila ka ngjashmëri të frikshme me vdekjen e një ish-spiuni më pak se një muaj më parë.

Ish-gjeneralmajor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse Lev Sotskov i cili u gjet i vdekur në banesën e tij, u raportua se vuante nga kushte të paspecifikuara shëndetësore. Gjithashtu edhe pranë trupit të tij u gjet një pistoletë TT.

Në një shënim të zbuluar në vendngjarje, Sotskov thuhet se kishte shkruar se ai kishte përdorur armën arkaike sepse kishte një rëndësi të veçantë për të, pasi ishte dhuratë nga koha kur ai ishte i dërguar në shërbimin sekret mongol, raporton IB Times.

Pistoleta është një relike e betejave në lumin Khalkhin-Gol. E mora kur isha i dërguar në shërbimin sekret mongol, me rastin e 500-vjetorit të Ulan-Batorit, në vitin 1989. “, thuhej në shënimin e tij.

Shumë figura ruse të profilit të lartë janë gjendur të vdekur në rrethana misterioze që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çuditërisht të gjitha vdekjet janë shpallur vetëvrasje, si rezultat i problemeve financiareLobachev dhe Sotskov janë dy figurat më të fundit ruse të profilit të lartë që janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze.

Bota #ish-spiuni Rusi vritet