Aktualitet28 Korrik 2022, 14:48

Çfarë po ndodh? Pas Ilir Beqajt, Taulant Ballës dhe Blendi Gonxhes, paraqitet në SPAK edhe drejtori i Policisë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh? Pas Ilir Beqajt, Taulant Ballës dhe Blendi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ndërsa nuk dihet ende qëllimi i vizitës së tij në Strukturën Antikorrupsion.

SPAK duket se po trazon qetësinë e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të cilët ditët e fundit po thërriten për tu pyetur.

Por të gjithë ata këmbëngulin se dolën para prokurorëve të posaçëm të SPAK si deklarues. Gjatë ditës së djeshme ishte radha e ish-kryebashkiakut Xhelal Mziut që të pyetej. Edhe ai sqaroi pozicionin e tij, ku tha se ishte si deklarues.

Por ish-kreu i pushtetit lokal të Kamzës u pyet mbas një denoncimi të kryebashkiakut Rakip Suli që këmbëngul se paraardhësi ka abuzuar me detyrën.

Më herët si deklarues ishin edhe zyrtarë të tjerë, si Ilir Beqja, Tualant Balla, Dritan Leli dhe Blendi Gonxhe.

Gjithashtu edhe  kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Memaj ka përfunduar në SPAK për shpërdorim detyre, mashtrim e falsifikim.

“Usta” Gonxhe! Në SPAK nuk të thërrasin për biftekë si në Dubai a në resortin e Irfan Hysenbelliut

‘Ujku i korrupsionit’/ Blendi Gonxhe thirret në SPAK; në Shkurt e shpëtoi Belinda, a do arrestohet tani?

Ilir Beqja përsëri në SPAK për 114 milionë Euro të Laboratorëve; bashkë me të dhe Manastirliu e Janis Karathano i “Pagasus”

Aktualitet