Bota26 Shtator 2022, 21:50

Çfarë po ndodh? Shtohen zërat për një grusht shteti në Kinë, a është arrestuar vërtet presidenti Xi Jinping!?

Shkruar nga Pamfleti

Thashethemet masive për trazira politike në vendin komunist po bëjnë xhiron e mediave sociale. Sipas burimeve ende të pa konfirmuar, në Kinë po bëhet një grusht shteti dhe presidenti, Xi Jinping po mbahet në arrest shtëpie.

Çfarë ndodh në Kinë, qëndron në Kinë dhe bota nuk merr vesh kurrë për atë që ndodh brenda ndërtesave të mëdha të Pekinit. Ashtu si për Covid që shumë thonë se e ka origjinën nga një laborator në Wuhan, tek teste sekrete të armëve bërthamore ose ofrimin e ndihmës për kombe si Koreja e Veriut, bota mbetet e pa informuar.

Thashethemet kanë nisur  dhe po vërtetohen nga vetë shtetasit kinezë. Një numër i madh i Twitteratëve, të cilët janë përdorues aktivë të mediave sociale, besojnë se presidenti kinez Xi Jinping është në telashe politike. Sipas tyre, mes ushtrisë së vendit dhe Partisë Komuniste të Kinës në pushtet nuk është gjithçka në rregull.

Disa madje thonë se një komandant i lartë ushtarak, Li Qiaoming, së shpejti mund të pasojë Xi Jinping si president i vendit. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar mbi thashethemet e tilla – qoftë për t’i mohuar apo konfirmuar ato.

“Zhdukja” misterioze e Xi Jinping

Pyetja më e madhe është – pse nuk ka pasur një koment zyrtar nga ministria e jashtme apo e brendshme e Kinës për spekulime të tilla? Pyetja tjetër e madhe është – ku është Xi Jinping. Kanë kaluar disa ditë nga dalja e fundit publike por jo më pak e rëndësishme dhe kush është arsyeja përse janë anuluar 9,000 fluturime nga autoritetet kineze në një hark kohor shumë të shkurtër?

Një vështrim më i afërt i thashethemeve për grushtin e shtetit në Kinë

Mediat sociale po mbushen me thashethemet se presidenti kinez Xi Jinping është vënë në arrest shtëpiak dhe se një grusht shteti i mundshëm po ndodh në vend, një javë pasi dy ish-ministra të saj u dënuan për korrupsion, në një vendim shumë të diskutueshëm në historinë e vendit.

Një lëvizje e paprecedentë ushtarake është parë drejt rezidencës së Xi Jinping në Pekin. Automjetet ushtarake u panë duke bërë një lëvizje pranë rezidencës së Xi. Disa video të supozuara të lëvizjeve të tilla janë bërë virale edhe në mediat sociale. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për të njëjtën gjë.

Një numër përdoruesish të mediave sociale thonë se një grusht shteti është pothuajse i konfirmuar pasi vendi, pa dhënë ndonjë arsye specifike, anuloi mbi 9,000 fluturime të brendshme.

Diçka e madhe po ndodh në Kinë. mbase një grusht shteti. 6000 fluturime janë anuluar dhe ka një lëvizje të madhe ushtarake në vazhdim,” tha një përdorues i mediave sociale i cili quhet Steve Smith.

Disa madje thanë se shefi ushtarak gjeneral Li Qiaoming do të bëhet presidenti i ardhshëm.

Bota Grusht Shteti Kinë