Bota17 Janar 2023, 19:20

Çfarë rrjedhe do të marrë lufta? NATO dislokon 3 avionë survejimi në Rumani, shefi ushtrisë së SHBA takon homologun ukrainas

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë rrjedhe do të marrë lufta? NATO dislokon 3

SHBA dhe NATO janë vënë në lëvizje sa i takon luftë në Ukrainë. Rusia pritet që pas dimrit të nisë një valë të re sulmesh dhe Perëndimi duket se po merr masa.

Sot NATO ka dislokuar 3 survejimi në Rumani. Ata pritet të ndërmarrin misione zbulimi “për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus” nga brenda territorit të 30 vendeve anëtare të aleancës.

Avionët e Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AËACS) mbërritën në bazën ajrore Otopeni, pranë Bukureshtit, pasditen e së martës dhe do të fillojnë misione që pritet të zgjasin disa javë.

Këta avionë që NATO i quan “sytë në qiej” janë zakonisht pjesë e një skuadriljeje prej 14 avionësh që qëndrojnë në Gjermaninë perëndimore. Radarët e tyre të mëdhenj mund të diktojnë avionë që veprojnë edhe qindra kilometra larg.

Është një konsolidim i qartë i pranisë ajrore të aleancës në krahun lindor. Këto janë kapacitete tepër të rëndësishme ajrore dhe do të thoja se u shtohen kapaciteteve tashmë të pranishme me forca tokësore dhe ajrore në Rumani. Që nga shkurti 2022, avionët e survejimit AWACS kanë bërë patrullime të rregullta në Evropën Lindore dhe në Balltik”, tha Gjeneral Daniel Petrescu, shefi i shtabit rumun.

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, aleanca ka rritur kapacitetet e saj në zonë, duke dërguar ndër të tjera grupe luftimi shumëkombëshe në Rumani, Hungari, Bullgari, dhe Sllovaki.

Me sistemin e paralajmërimit të hershëm ajror, NATO ka vërtet një kapacitet të zhdërvjellët për survejim të ajrit dhe detit. Ekipi im është i përgatitur mirë dhe do të zhvillojmë së shpejti misione nga Bukureshti për një periudhë të kufizuar kohore. Ky është një kontribut i rëndësishëm për vigjilencën e rritur të NATO-s në krahun lindor të aleancës”, tha komandanti i grupit ajror të NATO-s, E-34.

Ndërkohë sot ka pasur një zhvillim tjetër sa i takon luftës. Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, udhëtoi afër kufirit midis Ukrainës dhe Polonisë të martën dhe zhvilloi takimin e parë sy më sy me homologun e tij ukrainas.

Ky takim vë në pah lidhjet në rritje midis dy ushtrive dhe vjen në një kohë kritike pak para se pushtimi rus i Ukrainës të shënojë njëvjetorin.

Gjenerali Milley zhvilloi një takim disa orësh me shefin e ushtrisë së Ukrainës, gjeneralin Valerii Zaluzhnyi, në një lokacion të pazbuluar në juglindje të Polonisë. Dy liderët kanë biseduar shpesh për nevojat e ushtrisë ukrainase dhe për situatën në fushëbetejë, por nuk ishin takuar asnjëherë sy më sy.

Pra duket se SHBA dhe NATO po marrin masa për çdo lëvizje të papritur që mund të vijë nga Rusia.

Bota #lufta në Ukrainë Avioni Rumania