Kronike19 Maj 2022, 21:11

Çfarë simbolizon ‘plumbi i artë’? Artan Hoxha zbërthen emrin e koduar të mega-operacionit të SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë simbolizon ‘plumbi i artë’? Artan Hoxha

Foto Ilustruese

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar emrin e koduar që mban mega-operacioni i nisur nga SPAK-u për shkatërrimin e 8 grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Për “Opinion”, Hoxha tha se ky emër simbolizon plumbin që plagosi Dumanin, pasi plagosja e tij bëri të mundur arrestimin dhe më pas fal presistencës së autoriteteve, rrëfimin.

Me dëshminë e Dumanit, si i penduar i drejtësisë, po arrihet të zbërthehen një sërë ngjarjesh kriminale dhe po arrestohen elementë të tjerë kriminal.

“Plumbi i artë simbolizon atë që plagosi Nuredin Dumanin që e ka ende në trup. Prej atij plumbi u zbardhën të gjitha dhe u bë i mundur zhvillimi i këtij aksioni,”- tha Hoxha.

Kronike Artan Hoxha kronike Nuredin Dumani