Sport 9 Shkurt 2022, 21:39

Çfarë sulmuesi ka Shqipëria, Armando Broja ndëshkon Totenhemin, por edhe fal londinezët (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë sulmuesi ka Shqipëria, Armando Broja ndëshkon

Çfarë sulmuesi ka Shqipëria, Armando Broja ndëshkon Totenhemin, por edhe fal londinezët (Video)

Armando Broja ka shënuar golin e radhës në Premier Ligë. “Preja” e radhës e sulmuesit kuqezi është Totenhem Hotspur.

20-vjeçari realizoi në minutën e 23, duke barazuar shifrat në 1-1. Fillimisht Totenhemi kaloi në avantazh falë një autogoli të Bednarek përpara se Broja të barazonte shifrat.

Në minutën e 36, Broja udhëhoqi topin përpara mbrojtësve të Spërsave dhe doli përballë Loris. Goditja e sulmuesit nuk ishte e saktë.

Broja vazhdon kështu me formën e tij fantastike, duke treguar që është një sulmues klasi dhe jo më kot ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha.

Ai është i huazuar deri në fund të sezonit te Sauthemptoni, më pas Çelsi do vendosë nëse do e shesë përfundimisht apo do i jap një shans për ekipin e parë të bluve.

Sport Armando Broja Sauthempton sulmuesi shqiptar