Aktualitet 7 Maj 2019, 09:46

“Çfarë turpi”, profesori godet Ramën dhe Haradinajn: U nisën për të bashkuar dhe bënë sherr si kunata

Shkruar nga Pamfleti
“Çfarë turpi”, profesori godet Ramën dhe

“Çfarë turpi”, profesori godet Ramën dhe Haradinajn: U nisën për të bashkuar dhe bënë sherr si kunata

Profesori i njohur, Artan Fuga ka goditur politikanët shqiptarë, pas ngjarjes në Samitin e Berlinit, ku Haradinaj akuzoi Ramën për “tradhti” kombëtare. Fuga shkruan se ngjarja mes dy kryeministrave ishte e turpshme dhe në vend që të krijojnë bashkim, politianët bëjnë sherr.

“Gjuajtje me llastiqe në kancelaritë europiane dhe kjo na duhej!
Që qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të grindeshin e bënin sherr në sytë e drejtuesve të Europës, duke i gjuajtur me llastiqe njeri tjetrit në kancelaritë e larta të kontinentit.
Cfarë turpi!
U nisëm për t’u bashkuar dhe bëjmë sherr sikur të ishim kunata!
U nisëm për integrim europian dhe nuk na pranojnë në fshat ani se pretendojmë të marrim për grua çupën e priftit!
Përpos sherrit mes vedit, ku qeveria dhe opozita nuk kanë më asnjë dialog publik konstruktiv mes tyre!
Dhe duam të bëhemi pjesë e kombeve të qytetëruara!
Cfarë tragjedie komike!”, shkruan Fuga.

Aktualitet Artan Fuga Edi Rama Ramush Haradinaj