
Champions League/ Çelsi i Brojës feston kualifikimin në Austri, 3 gola mbajnë gjallë ëndrrën e Sevijas
Çelsi është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikin në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve, duke mundur në transfertë Salcburgun me rezultatin 1-2.
Një e majtë e Kovaçiç i dha avantazhin Bluve të Londrës në minutën e 23. Portieri nuk mundi të bënte asgjë.
Kovacic with a rocket ?
pic.twitter.com/MB28ZoW2Sm
— ? (@Vintage_Cfc) October 25, 2022
Uober nisi një top perfekt nga krahët për Adamu, i cili nuk fali në minutën e 49 dhe vendosi ekuilibrat. Barazimi ishte i përkohshëm, pasi një perlë e e Havertz në minutën e 65 dërgoi në festë ekipin e Graham Poter.
??#ChampionsLeague – Group E??
Goal!⚽️
??Salzburg [1]-1 Chelsea???????
Junior Chukwubuike Adamu 49'
FOLLOW @Sp0rtsmedia FOR MORE GOAL HIGHLIGHTS?? #UCL #RBLCHE #SALCHEpic.twitter.com/NpenuG56il
— Sportsmedia ❁ (@Sp0rtsmedia) October 25, 2022
Armando Broja hyri në fushë në minutën e 75, duke zënë vendin e Aubamejang. Në fund, Salcburg rriti presionin por pa mundur dot të ndryshojë fatet e takimit. Këto 3 pikë kualifikojnë skuadrën e Poter për më tej, ndërsa tashmë rriten akoma më shumë shanset e Milanit për të kaluar më tej.
MAIN ACCOUNT: @rKLDY
حسابي الاساسي: @rKLDY
⚡️?️ : @rKLDY pic.twitter.com/jkx8cNmCxw
— HEXA CODEA (@Akulina46318548) October 25, 2022
Sfida tjetër, ajo e grupit G, mes Sevijës dhe Kopenhagenit, u mbyll me triumfin 3-0 të spanjollëve, të cilët ende shpresojnë për një kualifikim të mundshëm, duke siguruar dhe Ligën e Europës.