
Champions League garanton emocione të forta që në start, Inter-Bajern dhe PSG-Juventus, datat dhe oraret e plota të përballjeve
Faza e grupeve e Champions League do të nisë zyrtarisht rrugëtimin më 6 shtator me sfida të “zjarrta” që në start.
Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të startojnë me një duel titanësh mes PSG-së dhe Juventusit dhe do të pasojë me dy duele të magjishme një ditë më vonë; Inter-Bajern Mynih dhe Napoli-Liverpul.
Në ndeshjen e parë, Milani do të udhëtojë drejt Austrisë, ku kampionët e Italisë do të përballen ndaj Salzburgut.