Sport 5 Tetor 2022, 21:07

Champions League/ Lajpcigu futet në garë për kualifikimin, Salcburgu kërcënon Milanin dhe Çelsin

Shkruar nga Pamfleti
Champions League/ Lajpcigu futet në garë për kualifikimin,

Champions League/ Lajpcigu futet në garë për kualifikimin, Salcburgu kërcënon Milanin dhe Çelsin

Dy gola të Andre Silva në fundin e ndeshjes ndihmuan Lajpcigun që të merrte një fitore të rëndësishme përballë Sëlltikut me shifrat 3-1, për t’u kthyer në garë për kualifikimin në Grupin F të Ligës së Kampioneve.

Skuadra gjermane nuk kishte marrë asnjë pikë deri para sfidës së sotme, por ia ka dalë përballë skocezëve falë Andre Silvës, i cili tundi rrjetën në momentin e duhur për të siguruar tre pikë që i japin shpresë për sfidat e radhës skuadrës së tij. Tashmë ajo nuk ka luksin të gabojë më siç ka bërë në ndeshjet e para përballë Realit të Madridit dhe Shakhtar Donjeck që janë kundërshtarët e tjerë të grupit.

Ndërkohë, në Grupin E, Salcburgu ka marrë një fitore dramatikë 1-0 ndaj Dinamos së Zagrebit, duke shkuar në kuotën e 5 pikëve pas tre ndeshjeve të para, duke u kthyer në një rrezik serioz për Milanin dhe Çelsin. Dinamo barazoi në fund me anë të Drmiç, por goli i shënuar në shtesën e ndeshjes u anulua për pozicion jashtë loje.

Rezultatet

Salcburg 1-0 Dinamo Zagreb

Lajpcig 3-1 Sëlltik

Sport Champions League dinamo zagreb Lajpcig Salcburg Sëlltik