Bota 7 Shkurt 2023, 11:10

‘Charlie Hebdo’ kalon çdo kufi, karikaturë me tërmetin dhe dhimbjen njerëzore në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

‘Charlie Hebdo’ kalon çdo kufi, karikaturë me tërmetin dhe dhimbjen njerëzore në Turqi

Kur e gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që ka ndodhur në Turqi dhe Siri me tërmetin, ku parashikohet të ketë mbi 10 mijë viktima, revista franceze “Charlie Hebdo” ka vendosur të tallet.

Në rrjetet e saj sociale, ka botuar një karikaturë që ka shkaktuar një “lumë” reagimesh. Në karikaturën e publikuar në revistë, mbi ndërtesat e rrënuara shkruheshin fjalët: Tërmet në Turqi! Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke…

Por karikatura nuk është pritur mirë, pasi komentet kanë qenë jo të mira për revistën dhe botuesit, ku shumë i shkruanin: Ku është humanizmi juaj?

Kjo nuk është hera e parë që revista franceze sulmon vendet me shumicë myslimane, por kjo është hera e parë që tallet me një fatkeqësi të tillë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota #termeti Turqi Charlie Hebdo