Sport28 Tetor 2018, 16:29

Chelsea fluturon, Xhakaboom është ëngjëll dhe djall për Arsenal-in

Shkruar nga Pamfleti
Chelsea fluturon, Xhakaboom është ëngjëll dhe djall për

Chelsea ka fituar me rezultatin 0-4 kundër Burnely në transfertë. Një fitore e thejshtë për të besuarit e Maurizio Sarrit. Morata i hapi rrugë fitores në minutën e 22 të takimit. Në pjesën e dytë nisi dhe furia e londinezëve, fillimisht ishte Barkley në të 57′, më pas William në të 62′. Për t’i vendosur kapak ndeshjes mendoi Loftus-Cheek me golin në minutën e 90’+3′. Çfarë ndeshjeje për të besuarit e Sarrit që vazhdojnë e ndjekin kryesuesit.


Crystal Palace kundër Arsenal-it ishte ndeshja më e bukur dhbe më emocionuese. Takimi u mbyll 2-2 me shqiptarët e Arsenalit si protagonistë. Takimi u hap nga goli i Milijovicit me penallti në minutën e 45’+1′. Penallti e kthyer në gol nga lojtari i vendasve dhe shkaktuar nga Shkodran Mustafi. Me pjesën e dytë, londinezët nisin revanshin. Fillimisht, Xhakaboom me një supergol nga një goditje dënimi në dalje të portës barazon rezultatin në 1-1. Çfarë supergoli në të 51′! 5 minuta më vonë është Aubameyan që kalon të besuarit e Umerait në avantazh në të 56′ për 1-2.

Kur u mendua se takimi do të fitohej nga topçinjtë, Xhaka shkakton penallti dhe i jep mundësi Crystal Palaces të barazojë në të 83′. Çfarë ndeshjeje, çfarë emoocionesh. Premier League është flakë, ndërsa Xhaka u kthye në ëngjëll dhe djall.




Sport Arsenal Chelsea