Sport 3 Janar 2023, 09:34

Chelsea hap “thesin”, gati 100 milionë paund për të marrë shërbimet e Rafael Leao

Shkruar nga Pamfleti

Klubi anglez i futbollit, Chelsea është i gatshëm të konkurrojë për të nënshkruar me Rafael Leao nga AC Milan këtë janar. Sipas raportimeve thuhet se për të siguruar shërbimet e portugezit  “Blutë” janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 100 milionë paund.

Por jo gjithçka do të jetë kaq e lehtë për Blutë, të cilët mund të jenë në telashe pasi rivalë Manchester City thuhet se janë të interesuar  për shërbimet e Leaos.

Një raport nga Calciomercato pretendon se Pep Guardiola, po synon një marrëveshje shkëmbimi për portugezin që mund të shohë Jack Grealish të lëvizë në anën tjetër, pavarësisht se sulmuesi nënshkroi për 100 milionë paund dy vjet më parë.

Ndërkohë nga ana tjetër Milani po mundohet të nënshkruaj një kontratë të re me Leaon, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Sport #janari #Leao Chelsea