Sport 8 Gusht 2018, 11:45

Chelsea i “fal” Milanit mesfushorin francez, hapen bisedimet mes dy klubeve

Shkruar nga Pamfleti
Chelsea i “fal” Milanit mesfushorin francez, hapen bisedimet mes dy

Chelsea është në bisedime me Milanin për të gjetur një marrëveshje për Tiemoue Bakayoko, sipas raportimeve nga mediet angleze.

Blutë e Londrës nënshkruan me Bakayoko për 40 milionë euro nga Monaco verën e kaluar, por francezi nuk arriti të justifikojë atë çmim gjatë një sezoni zhgënjyes. Dhe tani, sipas “Sky Italia”, ai mund të tranferohej në Itali me Milanin, drejtuesit e së cilës janë në bisedime të avancuara me Chelsean mbi një marrëveshje potenciale.

Klubi i Serie A dëshiron që 23-vjeçari të huazohet me një opsion për të blerë në fund të sezonit. Chelsea është i lumtur që lë Bakayoko të largohet, me mesfushorin që nuk mendohet të jetë pjesë e planeve të Maurizio Sarri.

Chelsea mund të forcojë mesfushën e tyre duke nënshkruar Mateo Kovaçiç me huazim nga Real Madridi si pjesë e një marrëveshjeje që do të shihte portierin Thibaut Courtois të shkojë në “Bernabeu”.

Sport Bakayoko Chelsea Milan Premier League Serie A