Sport23 Janar 2023, 16:10

Chelsea nuk “heq dorë” nga Enzo Fernandez, “blutë” gati të paguajnë klauzolën prej 120 milion eurosh për argjentinasin

Shkruar nga Pamfleti
Chelsea nuk “heq dorë” nga Enzo Fernandez,

Klubi anglez i futbollit, Chelsea ka hedhur poshtë zërat për një ofertë prej 112 milionë paundësh për Enzo Fernandez, por vazhdon të ngulmojë për të aktivizuar klauzolën e lirimit të fituesit të Kupës së Botës me Benfikën.

Telegrafi raporton se Chelsea po ngulmon për t’iu përgjigjur kërkesave të Benfica-s dhe për të përmbushur klauzolën e lirimit prej 106 milionë paundësh,  për të nënshkruar me mesfushorin qendror argjentinas, Enzo Fernandez.

Blutë janë në negociata me superagjentin Jorge Mendes dhe klubin portugez, të cilët janë të gatshëm të lënë Fernandez të largohet në janar, por Benfica kërkon që klauzola e lirimit të paguhet plotësisht.

Benfica nuk pranon të bëjë zbritje, ata kanë theksuar se lojtari do të mundet të largohet nga Portugalia nëse paguhen 120 milionë euro për të, pra klauzola e lirimit.

Fituesi i Kupës së Botës po “shtyhet fort” për të përfunduar një marrëveshje, por Chelsea nuk dëshiron të paguajë një tarifë që do të ishte një transferim rekord për një klub anglez.

Sport #Enzo Chelsea Transferim