Domenico De Padova ka ndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi të tij dhe të fejuarës së tij, të veshur me kostume mbrojtëse, maska dhe syze, duke shkëmbyer puthje.
Dy mjekë që punonin në një spital në Puglia duhej të shtynin dasmën e tyre të planifikuar për një kohë të gjatë, për shkak të coronavirusit. Domenico dhe Silvia, së bashku të lidhur për 10 vjet, u është dashur të shtyjnë dasmën e tyre për shkak të pandemisë së Covid-19. Ata të dy punojnë në një spital në Puglia dhe këto ditë, për shkak të punës gjatë ditës, mezi janë në gjendje ta shohin njëri-tjetrin, raporton ‘La Repubblica’.
“Kur kemi pak kohë të lirë ne përpiqemi të qëndrojmë sadopak me njëri-tjetrin. Ne dëshirojmë që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mund t’i rikthehemi jetës sonë. Tashmë kemi caktuar datën dhe vendin e dasmës por kjo pandemi na ka ndryshuar të gjitha planet deri tani”, thanë të fejuarit.
Domenico ka ndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi të tij dhe të fejuarit të tij ku, të veshur me kostume mbrojtëse, maska dhe syze, ata shkëmbejnë puthje. Përveç fotografisë, ai shkroi: ‘Çdo betejë është më e lehtë nëse jetoni në dy. Dashuria jonë është më e fortë se gjithçka. Të dua’
Edhe pse këta të fejuar janë në një situatë të vështirë këto ditë, ata nuk po heqin dorë nga pacientët e tyre. Ata e duan punën e tyre dhe japin atomin e fundit të fuqisë për të shpëtuar jetën e të infektuarve. “Ne luftojmë dhe nuk heqim dorë. Ne besojmë se do të kemi sukses ta shkatërrojmë këtë armik të padukshëm dhe që një ditë të gjithë do të jemi të bashkuar si më parë. Dhe sa i përket dasmës sonë, ajo mund të presë. Dashuria jonë forcohet vetëm dhe kur të dalim nga kjo, na pret një festë e vërtetë’ tha Silvia.