Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 7-vjeçare. Nuk dihet se çfarë ndikoi në vendimin e çiftit, por ndarja ka qenë miqësore dhe ata kanë vendosur të ndajnë bashkë kohën si prindër të dy fëmijëve të tyre.
“Ndarja ndodhi në fillim të vitit,” –tha për “People” një burim pranë çiftit. “Ka qenë miqësore dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyeshme bashkë-prindërimi. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e marrëdhënies së familjes.”
Në vitin 2013, Wilde u shpreh gjatë një interviste se kur e kishte parë për herë të parë kishte menduar se Jason ishte shumë simpatik, por aktori nuk kishte marrë as mundimin më të vogël për t’i marrë numrin e telefonit.
Wilde dhe Sudeikis kanë bashkë djalin Otis Alexander, 6 vjeç dhe vajzën Daisy Josephine, 4 vjeç.
Dyshja filloi të frekuentohej në nëntor të vitit 2011 dhe Sudeikis i propozoi menjëherë pas pushimeve në 2012-ën.