
Cikloni Idai që vrau 700 veta, rrezikon botën nga kolera, raportohet viktima e parë
Qyteti Beira në Mozambik, u godit nga cikloni Idai më 14 mars, i cili shkaktoi përmbytje masive dhe vrau mbi 700 njerëz në Afrikën jugore. Që prej asaj dite, u raportuan mbi 500 raste të prekur nga kolera në Beira. Tashmë është konfirmuar vdekja e parë nga kolera.
Ekipet mjekësore po përpiqen që të ndalojnë përhapjen e sëmundjes duke krijuar një fushatë vaksinimi.
Numri i të prekurve me kolerë ka arritur në 517 të dielën, nga 271 sa ka qenë të shtunën, njoftoi drejtori kombëtar i Asistencës Mjekësore në Mozambik, Ussene Isse.
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rreth 900,000 doza vaksinash do të arrijnë këtë javë në Beira.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se shpërthimi i kolerës mund të arrijë përmasa epidemike, raporton BBC.
Çfarë është kolera?
Kolera si sëmundje ka filluar të vëzhgohet që në kohët e lashta . Për herë të parë ajo është paraqitur në Evropë rreth vitit 1831.
Epidemia e kolerës herën e fundit është paraqitur në Peru në vitin 1991.
Kolera paraqitet më së shpeshti në vendet e pazhvilluara, ku uji i pijshëm është i ndotur dhe sistemi i kanalizimit nuk ekziston.