Aktualitet24 Maj 2018, 07:36

Cilat janë dy kategoritë e pensionistëve që përfitojnë nga falja e detyrimeve. Qevria miraton vendimin

Shkruar nga Pamfleti
Cilat janë dy kategoritë e pensionistëve që

Cilat janë dy kategoritë e pensionistëve që përfitojnë nga falja e detyrimeve. Qevria miraton vendimin

Qeveria ka miratuar vendimin për faljen e detyrimeve nga pensionet për minatorët dhe invalidët. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave, thuhet se falen të gjitha detyrimet për minatorët të cilët kanë qënë të punësuar dhe kanë marrë pension njëkohësisht.

Këta pensionistë i paguanin ISSH një detyrim, të cilin qeveria ka vendosur t’jua falë. Gjithashtu detyrimet u janë falur edhe invalidëve, të cilët gjithashtu kishin detyrime për të paguar tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Të gjithë personat që kanë punuar njëkohësisht kur merrnin pension, nuk do të paguajnë më detyrime te Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

 

“Procedurën e faljes së detyrimeve për subjektet e ligjit nr.72/2017, “për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti dhe të pensioneve për minatorët. ISSH të evidentojë në kartelë të veçantë financiare dhe të çregjistrojë në kontabilitet shumën e detyrimit të mbetur më 31.12.2016 të çdo pensionisti në pension invaliditeti apo si ish-punonjës nëntoke, e cila falet sipas përcaktimeve në nenet 1 e 2, të ligjit nr.72/2017, “Për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të personave në pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”.

 

 

Rregullshmëria e vendimeve të drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore lidhur me evidentimin e detyrimeve të falura sipas dispozitave të ligjit nr.72/2017, si dhe të shumave të detyrimeve të paguara për t’u kthyer, të jetë objekt i veçantë auditimi nga auditi i brendshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Rezultatet e auditimit t’i njoftohen ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Efektet financiare, në shumën 9 352 000 lekë, të nevojshme për kthimin e shumave të detyrimeve të paguara nga përfituesit për periudhën janar–maj 2017, të përballohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore të vitit 2018./Shqiptarja.com

Sociale ISSH' pensionistët