Bota22 Janar 2023, 08:43

Cilat janë synimet e NATO-s në Ukrainë dhe a ka krisje brenda aleancës?

Shkruar nga Pamfleti
Cilat janë synimet e NATO-s në Ukrainë dhe a ka krisje brenda

A do të jetë i gatshëm Uashingtoni të dërgojë tanket e veta “Abrams” në Ukrainë?

Politika amerikane në Ukrainë mbetet një tabu e madhe. Teksa, vetëm pak orë më parë, zëdhënësi i Pentagonit shpresonte se “çdo armë dhe çdo mjet mund të dërgohej në mënyrë që Ukraina të mund të ripushtonte Krimenë”, në orët e fundit zyrtarë të lartë amerikanë thuhet se po këshillojnë liderët e Kievit që të shtyjnë ofensivën e madhe të organizuar kundër pushtuesve rusë.

Një ndryshim që do të buronte drejtpërdrejt nga mosmarrëveshja e lindur me Gjermaninë ditët e fundit, e cila ka shfaqur dyshime konkrete për mundësinë e dërgimit të tankeve “Leopard” në territorin ukrainas. Megjithatë, gjithçka do të varet nga zgjedhja përfundimtare e Joe Biden: a do të jetë i gatshëm Uashingtoni të dërgojë tanket e veta Abrams? Nëse po, atëherë drita jeshile do të vinte edhe nga Berlini.

Një pozicion, pra, që ka gjeneruar shumë thyerje brenda aleancës së NATO-s. Pothuajse një vit pas fillimit të konfliktit, është “New York Times” ajo që flet për një përçarje të vërtetë në çështjen e armëve dhe mbi strategjinë që duhet ndjekur për të ardhmen. Nga njëra anë, në anën e intervencionimit, do të ishte Polonia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat po bëjnë presion për dërgimin e mjeteve më të rënda. Nga ana tjetër, megjithatë, midis ngurruesve gjejmë Gjermaninë e Scholz-it dhe pozicionin ende jo plotësisht të deshifrueshëm të Shteteve të Bashkuara.

Akoma më të padeshifrueshme, po të kujtojmë deklaratat e fundit të presidentit amerikan gjatë vizitës së Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, kur kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk i kishte dhënë Ukrainës një “çek bosh”. Në këtë moment, edhe gjenerali Milley, shefi i shtabit të SHBA-së, i përsëriti Ramstein-it pamundësinë e “përzënies ushtarake të forcave të Putinit deri në fund të vitit, e për këtë arsye do të ishte më mirë të shtyhej Moska drejt një zgjidhjeje diplomatike”.

Megjithatë, siç raporton Reuters, një delegacion i rangut të lartë amerikan, i cili përfshinte Zëvendës Sekretarin e Shtetit Wendy Sherman dhe Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jon Finer, ishte në Kiev ditët e fundit për bisedime me zyrtarë ukrainas. Tema e diskutimit do të ishte pikërisht dërgimi i qindra automjeteve të reja të blinduara, por me një funksion shumë të qartë: “Ukraina duhet të rregullojë mënyrën se si po e zhvillon luftën, jo duke u përpjekur të përputhet me Rusinë raund pas raundi me zjarr artilerie. Sepse përfundimisht Moska do të fitojë avantazhin duke dëmtuar artilerinë ukrianase” saktësuan zyrtarët amerikanë, të cilët vazhdojnë: “Kjo është arsyeja pse furnizimi më i fundit i armëve amerikane përfshin automjete të blinduara, sepse do të ndihmojë Ukrainën të ndryshojë mënyrën se si lufton luftën”.

Me pak fjalë, një situatë e cila shtyn “dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë, sepse janë të shtrenjta dhe të vështira për t’u mirëmbajtur”. Për më tepër, do të shtohej trajnimi i nevojshëm i ukrainasve, si në përdorimin e “Leopardëve” ashtu dhe “Abrams”, mjete ende të panjohura për trupat ukrinase, pavarësisht se këta të fundit trajnohen nga aleanca Atlantike.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka raportuar tashmë se forcat ukrainase do të stërviten për përdorimin e tankeve “Leopard 2” në Poloni. Tani, ne duhet të kuptojmë se cilat janë synimet e vërteta të liderëve të NATO-s. /Përshtati “Pamfleti” nga “Nicola Porro

Bota #krisje Lufta NATO