Bota11 Shkurt 2023, 17:05

Cilësia e dobët e pallateve të shembura nga tërmeti, autoritetet turke nisnin aksionin; arrestohen 12 ndërtues

Shkruar nga Pamfleti
Cilësia e dobët e pallateve të shembura nga tërmeti,

Policia turke ka nisur një aksion për të vënë para përgjegjësisë personat të cilët janë përgjegjës për pallatet e shembura nga tërmeti i së hënës, për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimit dhe vetëm ditën e sotme janë arrestuar 12 persona.

Personat e arrestuar ishin pronarë ose ndërtues të pallateve të rrëzuara nga tërmeti dhe pritet të dalin në gjyq së shpejti për të marrë dënimin në bazë të ligjit turk për cenimin e kritereve të ndërtimit.

Të paktën 6,000 ndërtesa u shembën pasi një tërmet me magnitudë 7.8 goditi rajonin, duke vrarë më shumë se 25,000 njerëz dhe duke shkaktuar zemërim për cilësinë e dobët të banesave.

Ndërkohë që priten më shumë arrestime pasi prokurori publik në Dijarbakır, një nga 10 provincat juglindore të prekura nga tërmeti, lëshoi ​​urdhër arresti për 29 persona të shtunën.

Disa hetime janë nisur nga prokurorët në provinca, duke përfshirë Kahramanmaraş, ku rrethi Pazarcık ishte në epiqendrën e tërmetit. Ministria e drejtësisë e Turqisë ka urdhëruar prokurorët në 10 provincat të krijojnë “zyra të posaçme për hetimin e krimeve të tërmeteve”.

Të premten, policia turke arrestoi një kontraktor të një blloku banesash luksoze të larta që mbizotëronin në provincën Hatay. Ai u ndalua në aeroportin e Stambollit pasi thuhet se u përpoq të largohej nga vendi.

Bota #pallateve Dëmtimi TURQI