Aktualitet 4 Maj 2018, 20:55

Cilët janë dy llojet e grupeve kriminale shqiptare?

Shkruar nga Pamfleti
Cilët janë dy llojet e grupeve kriminale shqiptare?

Cilët janë dy llojet e grupeve kriminale shqiptare?

Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e sigurisë tha se grupet kriminale shqiptare janë në qendër të vëmendjes së autoriteteve luigjzbatuese.

Në një lidhje telefonike Zhilla argumentoi dy tipet e grupeve kriminale shqiptare.

Ai tha se goditja e grupeve kriminale synon zbulimin e lidhjeve të krimit me persona me pushtet. Nëse nuk goditet kasta e korruptuar politike, ai tha se nuk është arritur asgjë.

Fabian Zhilla:

Grupet kriminale shqiptare janë në qendër të vëmendjes së agjencive ligjzbatuese duke filluar nga DEA dhe më pas INTERPOL vendet e BE që preken nga trafiku i Kokainës.

Kam parasysh këtu Spanjën, Holandën, Anglia gjithashtu është e interesuar. Këto janë goditje që kërkojnë bashkëpunimi e disa vendeve sepse flasim për trafiqe ndërkombëtare.

Po të shohim është ajo që ne kemi paralajmëruar që grupet shqiptare janë të sofistikuar dhe janë bërë pjesë në nivel drejtues të trafikut të kokainës.

Emrat e shqiptarëve dalin që në 2015 në trafikun e kokainës të sofistikuar. Kanë qenë grupet shqiptare në bashkëpunim me klanin e “gjirit”, një nga grupet kryesore kolumbiane që ka aksesin në portet e Europës.

Shqiptarët janë të involvuar dhe janë ata që janë ndërmjetësues ose pritës të kokainës në disa nga portet duke filluar me Spanjën, Belgjikën dhe Holandën.

Roli kryesor që kanë shqiptarët  është shpërndarja i të ardhurave, mbledhja e të ardhurave dhe transportimi i keshit në Kolumbi.

Rasti i Spanjës deri nga informacionet që kemi mbledhur duket që roli i shqiptarëve ka qenë i fokusuar në këtë pjesë.

Kjo ka ngritur antenat e agjencive ligjzbatuese dhe është detyrim i shtetit shqiptar që të jetë aktiv.

Ilva Tare: Çfarë pasojash sjell goditja e këtyre grupeve kriminale për të tjerët që operojnë?

Fabian Zhilla:

Kemi të bëjmë me dy tipe grupesh kriminale shqiptare.

Ata që janë rritur dhe zhvilluar në komitetin europian dhe kanë më pak lidhje me Shqipërinë dhe e përdorin si pikë tranzicioni duke ditur që janë të panjohur në Shqipëri ka askes nëpërmjet korrupsionit dhe pasojat mund të ndihen në nivelin ekonomik në mbylljen e 2-3 bizneseve që nuk janë biznese.

Kemi edhe grupet tradicionale shqipare që kanë rrënjë dhe kanë investuar në politikë.

Të gjithë ne, edhe komuniteti ndërkombëtar jemi të interesuar për goditjen e këtyre grupeve kriminale sepse aty ne jemi më të shqetësuar për ndikimin që ata kanë në demokracione e brishtë shqiptare.

Ilva Tare: A po zbulohen lidhje të këtyre grupeve kriminale me persona   në pushtet apo politikë?

Fabian Zhilla:

Unë mendoj se po, drejt asaj po synohet dhe nëse nuk do të arrihet ajo ne nuk kemi arritur të fitojmë dicka konkretisht.

Nëse nuk arrihet të goditet kasta politike, është pozitive që ne shohim spastrimin e gjyqësorit nga gjyqtarë me probleme me ligjin, por nëse i gjithë ky proces nuk do të konkludohet me goditjen e korruptuar të elitës të korruptuar politike ne nuk kemi fituar asgjë.

Aktualitet Grupet Kriminale Kokaina Shqiptaret Trafikimi Tranzit