Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse Valery Gerasimov ka paralajmëruar se Rusia do t’i përgjigjet çdo goditjeje ushtarake amerikane, që rrjedh si pasojë e një sulmi të armëve kimike, duke fajësuar qeverinë siriane dhe Rusisnë. Pra,cili është plani? Gjenerali bëri paralajmërimin gati një muaj më parë …
Duke folur në një konferencë shtypi më 13 mars, Gerasimov paralajmëroi se ministria ruse e mbrojtjes kishte marrë “informacion të besueshëm” rreth planeve të terroristëve në Ghouta Lindore për të nisur një sulm të rremë kimik mbi civilët në rajon dhe që do të fajësonin për këtë qeverinë siriane.
Sipas oficerit, aktivistët e “White Helmets” dhe ekuipazhet kishin arritur tashmë në vendin e ngjarjes me pajisjet satelitore të nevojshme për të përhapur lajmin e këtij “sulmi” në mediat botërore.
Më pak se një muaj më vonë, më 7 prill, parashikimi i Gjeneralit Gerasimov u bë realitet në Douma, Ghouta Lindore. Siria ka mohuar përdorimin e armëve kimike dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët. Insistimi i Damaskut që nuk kishte të bënte me sulmin ka rënë në vesh të shurdhër.
Ndërkohë, Rudia ka dërguar inspektorë në Douma, duke dështuar të paraqesin ndonjë provë të përdorimit të armëve kimike.
Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.
Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”.
Ndërsa Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.
Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.