Showbiz 9 Dhjetor 2022, 11:59

Çiljeta sërish shtatzënë, këngëtarja pret një fëmijë nga Alban Hoxha

Shkruar nga Pamfleti
Çiljeta sërish shtatzënë, këngëtarja pret

Çiljeta sërish shtatzënë, këngëtarja pret një fëmijë nga Alban Hoxha

Prej shumë vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga po shijon historinë e saj të dashurisë me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha.

E përkushtuar pas familjes së saj, Çiljeta ka vendosur të mos jetë shumë aktive në muzikë dhe shumë rrallë publikon projekte të reja, duke mos patur kështu asnjë të re nga jeta e saj profesionale.

Mirëpo, si duket të reja kemi nga jeta personale e këngëtares. Një video e publikuar në rrjet ku Çiljeta shfaqet teksa reklamon një biznes, ajo çfarë na bie më tepër në sy, është barku i saj.

E veshur me një fustan të ngushtë të zi, barku i këngëtares merr vëmendjen e të gjithëve, pasi shihet i rrumbullakosur duke na bërë kështu të mendojmë se është shtatzënë.

Dhe jo, këtë gjë nuk e kemi menduar vetëm ne, pasi edhe ndjekësit kanë lënë pyetjet dhe urimet në komente për “shtatzëninë” e këngëtares.

Showbiz Çiljeta Xhilaga shtatzënë