Kosova10 Nëntor 2022, 23:12

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

“Sinqerisht për keqardhje”.

Në këtë mënyrë nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vora Çitaku e ka komentuar “mburrjen” e kryeminstrit Albin Kurit që brenda dy vitve ka qenë tre herë në Pallatin Presidencil Elyses.

Ajo ka thënë se edhe presidenti serbe Aleksandër Vuçiq është pritur po aq.

“Si Ambasadore psh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike. Sinqerisht, për keqardhje”, ka shkruar Çitaku.

Kurti bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Paris e kanë takuar presidentin francez, Emmanuel Macron.

Pos tjerash është diskutuar për gjendjen në Veri dhe planin franko-gjerman.

Prishtine

Kosova

·

10 Nëntor 2022, 19:3519:35Kosova